Kompania shtetërore MEPSO ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Financave, për një shumë të madhe borxhesh të kësaj kompanie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, kompania nuk ka borxhe dhe obligime tjera për të shlyer, mirëpo sqarojnë se kanë në evidencë obligime të pashlyera, që sipas tyre, nuk mund të kenë trajtimin e borxhit.
MEPSO deklaron se është në procese gjyqësore ndaj disa rasteve të përmendura në media, dhe se nuk bëhet fjalë për borxh të mbetur.
Si dëshmi për qëndrueshmëri të mirë financiare, MEPSO përmend kreditimin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pa dnonjë garancë shtetërore./Telegrafi/