Site icon Telegrafi

Mënyrë e veçantë proteste nga deputeti shqiptar, paraqet në Kuvend me një buqetë me grurë për Ministren e Bujqësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Saimir Korreshi shpjegoi për mediat simbolikën e buqetës me grurë që kishte marrë me vete para se të hynte në seancën e Kuvendit.

Ai tha se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion, kështu që buqeta me grurë ishte për qeverinë që pasi mori votat, sipas tij, abuzoi me çmimin.

“Kjo është një buqetë simbolike nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë që iu kërkoi fermerëve të mbillnin grurë edhe në prill, këto domethënë gjëra që ndodhin. Në pamundësi për të ardhur me shalqi, po ndoshta javës tjetër, sot po ju sjell grurin, meqë morëm votën ja futëm pak në çmim sepse siç e dini gjithë fermerët e grurit, jo vetëm që s’kanë marrë asnjë subvencion, atë 300 mijë lekëshin për hektar, jo vetëm që s’morën naftë përveçse ata që ishin patronazhistë, por sot në bursë, se do vazhdojnë të gënjejnë, do thonë që e kanë fajin tregtarët, ndërkohë që në bursë është me 22 dollarë kuintali”, u shpreh Korreshi. /Telegrafi/

Exit mobile version