Telegrafi

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e prostatës

Ekspertët thonë se është hera e parë që kanceri luftohet me një ilaç, i cili përdor sistemin imunitar të pacientit. Ilaçi do të përdoret për pacientë me kancer në prostatë në shkallë të avancuar, por ekzistojnë edhe shpresa se ilaçi i ri mund të ndihmojë edhe kundër llojeve të tjera kanceresh.

Ilaçi i ri vepron në këtë mënyrë: mjekët marrin një sasi qelizash të bardha gjaku nga pacienti, dhe i dërgojnë në laborator ku atje përzihen me dy proteina kyçe. Një proteinë vepron për të nxitur qelizat, ndërsa proteina tjetër merret nga kanceri i prostatës. Pas pak ditësh, kjo përzierje qelizash të bardha injektohen në trupin e pacientit. Në institutin Dana Farber doktor Filip Kantof thotë se kjo lloj terapie kur mjekët përdorin sistemin imunitar të vetë pacientit, nuk është kryer kurrë më parë.

Provat klinike kanë treguar se kjo terapi i ka ndihmuar pacientët me kancer të avancuar në prostatë të jetojnë mesatarisht 4 muaj më gjatë, ndërsa disa pacientë kanë arritur të jetojnë disa vite më gjatë sesa pacientët që nuk i janë nënshtruar kësaj terapie. Shkencëtarët besojnë se një kombinim i terapisë vaksinë me kimioterapi mund t’i ndihmojë këta pacientë të jetojnë edhe më gjatë. Terapia me këtë ilaç të ri është shumë e shtrenjtë, rreth 50 mijë dollarë. /VoA/