Telegrafi

Mënyrë e re trajtimi për kancerin e mushkërive

Mjekët kanë eksperimentuar një trajtim jo-kirurgjik të këtij kanceri. Gjatë procedurës, tumori goditet me një numër shumë të vogël dhe shumë të përqendruar rrezesh të fuqishme; çdo tumor goditet 1 deri në 5 herë.

Shkalla e suksesit ofron shpresa për pacientët që kanë qeliza jo të vogla të paoperueshme kanceroze në mushkëritë e tyre.

Gjatë studimit, 55 pacientë u trajtuan me procedurën e re me rreze. Prej tyre, vetëm 1 pacient pati një përsëritje të tumorit kryesor.

Kjo tregon se në afro 98 për qind të rasteve tumori kryesor u vu nën kontroll për rreth tre vjet pas terapisë. Pas tre vjetësh, më shumë se gjysma e pacientëve në studim, 56 për qind, vazhdonin të jetonin.

Gjithashtu, efektet anësore me këtë terapi të re ishin më të pakta sesa në trajtimet me terapi të tjera. /VoA/