Bernard Hopkins ka pësuar humbje në ndeshjen e tij të fundit në karrierë, në të cilën pësoi nga Joe Smith Jr., i cili e nokautoi në raundin e tetë.
Disa grushte të njëpasnjëshme bënë që 51-vjeçari të rrëzohej jashtë ringut dhe meqenëse nuk arriti të kthehej brenda 20 sekondash, e humbi duelin me nokaut teknik.
Amerikani ishte përpara me pikë deri në momentin kur bashkëkombësi i tij 27 vjeçar e nxori jashtë ringut, njofton Telegrafi.
Pas meçit, Hopkins deklaroi se e kishte lënduar kokën gjatë rënies dhe e kishte pëlkyer këmbën, ashtu që nuk mund të çohej.
Ai konfirmoi se kjo ishte përballja e fundit në karrierën e tij 28 vjeçare, të cilën e përfundon me 55 fitore (32 nokaute), tetë humbje dhe dy barazime.
Kampioni botëror në dy kategori (të peshave të mesme dhe të lehta), e ka mbrojtur titullin e tij të peshave të mesme plot 20 herë (gjatë viteve 1995-2005) dhe mban rekordin si boksieri më i moshuar që mban një titull botëror, deri në moshën 49 vjeçare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Z9qnZbL6b5I