Telegrafi

Mënyrat si mund të kurseni kohë në mëngjes

Orari i zgjimit herët në mëngjes është gjithmonë i vështirë, pavarësisht se lamë pas të ftohtin dhe shirat. Por një detyrë aq e rëndësishme pas zgjimit, është kapja e orarit të punës ose të shkollës. Disa këshilla sesi mëngjesi juaj të jetë më i lehtë dhe më pak monotonë.

Zgjim pak më shpejt, por në formë
Një prej veprimeve të para të mira është ndoshta ajo më e ndërlikuar: ora e zgjimit duhet vënë në një orar të dobishëm në mënyrë që të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për një zgjim të mirë. Të flesh më shumë dhe të lëshohesh në trafik, pa ngrënë mëngjes, nuk është më rigjeneruese se sa të rezervosh pak kohë në mëngjes, së bashku me të afërmit tanë.

Asnjëherë pa mëngjes
Kafeja fluturimthi duhet zëvendësuar urgjentisht me një tryezë të shtruar mirë. Filxhanët e këndshëm dhe pecetat me ngjyra janë të mjaftueshme. Nëse s’keni vërtet kohë ja disa shembuj: pak drithëra, qumësht, kos, tost, lëngje frutash. Por ajo që ka rëndësi është të hani të ulur të gjithë së bashku.

Momenti i veshjes
Rrobat që do të vishni në mëngjes duhet t’i përgatisni një ditë më përpara, ky rregull i artë vlen si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë, shkruan Shekulli. Edhe banjën duhet ta bëni në mbrëmje. Kjo do të bëjë që ta urreni më pak zgjimin të nesërmen.

Ndryshoni veset
Nëse në vend që të shkosh me makinë, nisesh pak më herët në këmbë (nëse është e mundur) për në punë apo shkollë, do të ta ulë shumë më tepër stresin. /Telegrafi/