Është e vështirë të ruani një stil jetese të shëndetshme teksa jeni në zyrë. Qëndrimi ulur dhe pamundësia për të ngrënë shëndetshëm mund të shkaktojnë probleme me linjat tuaja.
Përdorni mënyrat e mëposhtme për të ngrënë me zgjuarsi dhe për të qëndruar aktivë gjithë ditën.
Ushqime gjatë ditës
Mos e kufizoni menynë tuaj gjatë punës vetëm me drekën. Kufizojeni oreksin duke ngrënë ushqime të shëndetshme nga ora 11 e paradites dhe nga ora 3 e pasdites. Kështu, do të hani më pak në drekë dhe darkë.
Ndryshoni rrugën për në banjë
Nëse rruga juaj normale për në tualet bie nga ana e zyrës ku mbani biskotat apo ëmbëlsirat, merrni rrugën tjetër. Jo vetëm që do të digjni më shumë kalori, por do të shmangni edhe ushqimet e rastit.
Rregulloni sirtarin e punës
Në vend që të mbani në sirtarin e zyrës lapsa të thyer ose gjëra të tjera të panevojshme, mbusheni atë me ushqime të shëndetshme të përgatitura në shtëpi, me ujë që do t’ju mbajë të hidratuar dhe ëmbëlsira me pak kalori.
Dërgoni më pak mesazhe
Duke dërguar më pak mesazhe, ju do të përçoni vetëm informacionin që doni të shkëmbeni. Kështu, në vend të email-eve do të digjni më tepër kalori, do të bisedoni më shumë me kolegët dhe do t’i shmangeni qëndrimit ulur në karrige.
Shpenzojeni më mirë pushimin e drekës
E vërteta është se në drekë ju hani për pak minuta. Pjesën tjetër qëndroni ulur. Shpenzoni pak kohë duke ngrënë dhe duke u socializuar dhe më pas bëni një ecje të shkurtër që do t’ju bëjë shumë mirë.
Mbyllni sytë për 20 minuta
Nëse keni pasur shansin të pushoni siç duhet, kjo do të balancojë hormonet tuaja dhe do t’ju rregullojë oreksin. Një pushim prej 20 minutash gjatë kohës që jeni në zyrë do t’jua rrisë shumë produktivitetin. Nëse nuk është e mundur, mbyllni sytë për një çast, ju jep avantazhet e qetësisë ashtu si një sy gjumë.
Mbani me vete fruta të thata
Merrni me vete rreth 22 bajame, që janë 169 kalori. Meqenëse bajamet janë shumë të pasura nga ana ushqimore dhe kanë fibra, konsumi i tyre do t’ju bëjë të ndiheni më të plotësuar dhe do të hani më pak. Në një studim, njerëzit që hanin bajame humbën 62 për qind më shumë peshë sesa të tjerët.
Paketoni një pica
Jo një pica të zakonshme të bërë pa kujdes. Paketoni me vete një pica me brumë gruri të mbushur me salcë domatesh me pak yndyrë, mocarela, copa brokoli dhe karote, speca, spinaq, kërpudha dhe salsiçe pa yndyrë.
Minimalizoni vaktin
Nëse po porosisni ushqim të gatshëm në zyrë, kërkoni gjithnjë gjysmën e racionit. Në një studim, pjesëmarrësit ndiheshin të kënaqur vetëm pas konsumit të gjysmë sanduiçi në vend të një të ploti.
Konsumoni supë
Merrni në punë supa të ndryshme me përbërës të shumëllojshëm ushqimorë, që do t’ju mbajnë ngrohtë dhe do t’ju japin ndjesinë e shtëpisë dhe kalori të pakta. Zgjidhni shijen tuaj të preferuar dhe bëjeni ushqimin e përditshëm të zyrës.
Mos e përdorni makinerinë me qindarka
Shumica e makinerive që funksionojnë me qindarka përmbajnë ushqime që kanë shumë kalori, pak ushqyes dhe çmime më të larta nga sa duhet. Ndonëse mund t’ju ketë marrë uria apo jeni thjesht të mërzitur, gjeni një mënyrë tjetër për t’u ushqyer shëndetshëm.
Merrni me vete fruta
Çdo ditë, përpara se të niseni për në punë merrni me vete dy fruta. Mollë, banane, portokall, pjeshkë apo çfarëdo që do t’ju largojë nga ushqimet e pashëndetshme.
Rrisni një bimë
Disa njerëz hanë sepse janë të lodhur ose të stresuar. Nëse keni një dritare ku bie dielli, merrni një bimë dhe rriteni vetë. Erërat e ndryshme, sipas studimeve, ju japin energji.
Lëvizni
Tiku nervor i lëvizjes së këmbës ose veprime të tjera trupore që lidhen me nervozitetin, sipas studimeve mund të djegin deri në 500 kalori në ditë, mos e kufizoni veten. /Telegrafi/