Site icon Telegrafi

Mënyrat e të ushqyerit të cilat u mundësojnë japonezëve të jenë gjithnjë në formë

Japonezët janë i vetmi popull të cilët në moshën 30 vjeçare duken sikur ata janë 18 vjeç, 40 vjeçarët si 25 vjeç dhe gjithsesi njihen për jetëgjatësinë.

Sekreti qëndron në  dietën japoneze dhe mënyrën e jetesës së tyre të cilat dalin të jenë mjaftë të dobishme.

Një dietë e pasur dhe e balansuar

Është një keqkuptim i zakonshëm që japonezët hanë vetëm sushi – dieta e tyre është, në fakt e llojllojshme. Ata preferojnë peshk, alga, perime, soje, oriz, fruta dhe çaj jeshil. Dieta japoneze është mjaftë e balancuar, dhe është pothuajse e lirë nga ushqimet e shpejta me shumë kalori. Freskia dhe lidhshmëria me sezonin janë të një rëndësie të madhe dhe zakonisht hanë ato produkte të cilat piqen në atë kohë. Peshku sezonal është nga më të preferuarit.

Mënyrat  e gatimit

Japonezët tradicionalisht e përgatisin ushqimin e tyre me anë të avujve, në tigan ose në një tigan të veçantë me vaj minimal. Perimet janë në feta në mënyrë që të duken më mirë dhe të gatuhen më shpejtë. Përparësia e metodave të tilla është se ushqimet mbajnë shumë nga përbërësit e tyre. Gratë japoneze janë shumë të kujdesshme me erëza, duke u përpjekur fort për të mbajtur  ushqimin të lehtë  pa munduar tepër stomakun, mëlçinë dhe veshkat. Thelbi i kuzhinës japoneze është të theksojë  ngjyrën dhe aromën natyrale.

Kultura e të ushqyerit

Të ushqyerit  është një ritual në Japoni. Ata hanë ngadalë, me copa të vogla, dhe pjatat janë të vogla. Ata përpiqen të mbajnë shijen dhe pamjen natyrale të ushqimit, dhe kështu ata rrallë e dekorojnë  atë. Pjata kurrë nuk është e mbushur plot. Në këtë mënyrë  është e pamundur të hani më shumë.

Orizi në vend të bukës

Orizi është  pjesë thelbësore e çdo vakti,por mbi të gjitha është  e gatuar në mënyrë të veçantë pa kripë ose gjalpë. Kështu, mungesa e ushqimeve me miell ndihmon të mbajnë figurat e tyre në formë.

Deserti  është një rast i rrallë

Japonezët kanë pritshmëri shumë të ndryshme për ëmbëlsira – ata rrallë ose fare nuk hanë ëmbëlsira apo gjalpë. Ata madje kanë akullore e cila përgatitet me oriz (mochi). Ëmbëlsirat japoneze janë përgjithësisht me pak yndyrë dhe sheqer të pakësuar të cilat janë jo shumë e përshtatshme për shijet perëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version