Kafja dhe çaji janë vetëm dy substanca të cilat i konsumojmë për ta marr dozën ditore të kafeinës.
Por, çfarë saktësisht i ndodh trurit dhe trupit tonë kur ne konsumojmë kafeinë? Duke filluar nga enët e gjakut e deri te truri, kafeina ndikon në shumë aspekte të trupit tonë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa prej mënyrave se si kafeina ndikon te ne:
– Fillimisht duhet të keni parasysh se shumica e të rriturve mund t’i konsumojnë deri në 400 miligramë kafeinë në ditë. Një kënaçe Red Bull i përmban rreth 80 miligramë kafeinë.
– Kafeina e përmirëson kujtesën te disa persona
– Kafeina e përmirëson përqendrimin në doza të moderuara, por sasitë e mëdha të kësaj substance mund të kenë efekt të kundërt
– Kafeina i rritë nivelet e acidit në stomak dhe mund të shpijë në ndjenja të mpirjes në gjoks
– Dozat e moderuara të kafeinës mund ta rrisin përkohësisht shtypjen e gjakut
– Kafeina i bllokon molekulat në trurin tonë, të quajtura adenozinë, të cilat na bëjnë të ndihemi të përgjumur
– Duke e bllokuar adenozinën, kafeina e promovon prodhimin e dy simulantëve natyralë: dopaminës dhe glutaminës, të cilat e rrisin disponimin dhe e reduktojnë rrezikun e depresionit
– Disa studime sugjerojnë se kafeina mund ta reduktojë përkohësisht apetitin
– Kur konsumohet, kafeina absorbohet fillimisht nga lukthi. Pas një ore apo dy, ajo futet në enë të gjakut. /Telegrafi/