Jeni lodhur nga muret dhe mobilet me ngjyrë të bardhë? Ndoshta ka ardhur koha të mendoni për ta dekoruar shtëpinë me ngjyrë hiri!
Nga muret ngjyrë hiri deri te dyshemetë e hirta, kjo ngjyrë neutrale është duke u bërë mjaft e zakonshme, transmeton Telegrafi.
Përse?
Sepse i bën dhomat kryesore të duken të sofistikuara, ndërsa dhomat e fjetjes të bukura dhe elegante.
Për një kombinim edhe më të mirë, zgjidhni ngjyrë të hirtë me nuanca të ngjyrës së kaltër.
Kombinim tjetër mund të provoni edhe ngjyrën e hirtë me pigmente të vogla të ngjyrës së kuqe.
Për t’u inspiruar më shumë, dhe nëse jeni të interesuar ta dekoroni shtëpinë tuaj me këtë ngjyrë, atëherë shikoni më poshtë disa shembuj. /Telegrafi/