Site icon Telegrafi

Mënyra se si ta freskoni veturën në vetëm 10 sekonda

Nëse uleni brenda një veture të nxehtë, jo vetëm që është shumë e pakëndshme, por gjithashtu mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Pavarësisht nëse keni kondicioner apo jo, ky hile do t’ju ndihmojë të freskoni një makinë që ka qëndruar në diell për rreth dhjetë sekonda.

Ata që e kanë provuar këtë metodë thonë se ajo ul temperaturën në automjet me rreth dhjetë gradë.

E vetmja gjë që duhet të bësh është:

Uleni dritaren anësore të pasagjerit, por me derë të mbyllur. Dhe pastaj hap dhe mbyll derën e shoferit, dhe ajri i freskët do të qarkullojë brenda veturës suaj.

Këshilla shtesë:

Por është mirë të vendosni disa materiale pambuku (bluzë e vjetër, çarçaf) në sedilje, veçanërisht nëse ato janë prej lëkure – në këtë mënyrë do të jetë më lehtë për ju të uleni mbi to, sepse nuk do të jetë aq nxehtë.

Mundësisht mos e parkoni veturën tuaj me pjesën e pasme nga dielli, është më mirë që rrezet e diellit mos të godasin direkt pjesën e përparme të veturës, sepse aty është edhe timoni dhe shpesh është e vështirë të kapet kur ai është i nxehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version