Telegrafi

Mënyra se si shtrënguan duart Erdogan dhe Musk – detaji që ra në sy në takimin mes tyre në Katar

Njerëzit në internet mendojnë se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri një “lëvizje delikate pushteti” në raport me miliarderin Elon Musk kur ata u takuan këtë fundjavë.

Të hënën, shkrimtarja amerikane Molly Jong-Fast ndau në Twitter një video të Erdoganit dhe pronarit të SpaceX, Tesla dhe Twitter në finalen e Kupës së Botës në Katar të dielën, ku Argjentina mposhti Francën, duke e fituar kështu kampionatin, transmeton Telegrafi.

Në video, të dy mund të shihen duke folur derisa përkthyesit dhe anëtarë të stafit ishin të pranishëm përreth.

Dhe megjithëse gjithçka dukej relativisht normale në video, dukej se Erdogan me gjestin e tij po “shfaqte fuqinë e tij mbi Musk” – përmes një shtrëngimi duarsh.

Për më tepër, Erdogan dukej se thjesht ia nguli sytë me vëmendje derisa ia shtrëngonte dorën për gati një minutë, derisa fjalët po i përktheheshin miliarderit në anglisht.

Një person shkroi: “Ky është një shtrëngim duarsh i sikletshëm”.

“Është një aspekt pushteti”, shtoi një jetër.

Dikush tjetër shtoi: “Kjo është ajo që po ndodh me investitorin tim duar-shtrënguar”.

“M’i kthe paratë, ose do ta mbajë dorën tënde, zgjedhja yte”, shtoi një përdorues tjetër. /Telegrafi/