Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përshëndetur në Arabinë Saudite nga një interpretim i himnit kombëtar rus, i cili sipas mediave ruse, ishte “i shëmtuar”.
Po sipas mediave ruse, përcjell Telegrafi, performanca ishte larg nga e duhura – që lirisht mund të krahasohet me disa nga dështimet më të këqija.
Performanca e papritur thuhet se ndodhi gjatë një pritje që i ishte bërë presidentit rus në pallatin mbretëror Saudit kur u takua me mbretin Salman të hënën.
Well, they tried…
During his visit to Saudi Arabia, Putin was greeted by a very familiar tune. Though judging by his facial expressions, he couldn’t quite remember where he had heard it before.
Check out the Russian anthem ‘Saudi remix’ as compared to the original version pic.twitter.com/avznlbh25W
— RT (@RT_com) October 14, 2019
Një orkestër e tërë ushtarake, e shoqëruar nga një grup i konsiderueshëm i rojeve të nderit, performoi për të dy drejtuesit menjëherë brenda pallatit.
Duke bërë ironi, mediat ruse shkruajnë se megjithatë, himni ishte disi i pranueshëm – në fillim, të paktën.
“Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Putin u përshëndet nga një melodi shumë e njohur. Megjithëse duke gjykuar për shprehjet e tij të fytyrës, ai nuk mund të mbante mend se ku e kishte dëgjuar më parë”, thuhet në një përshkrim të bërë në Twitter. /Telegrafi/