Site icon Telegrafi

Mënyra për të ndryshuar rutinën e bukurisë

Prerja e rregullt e flokëve
Nëse nuk e aplikoni një prerje të zakonshme të majave të flokëve, tani është koha ta bëni këtë. Kjo do t’i mbrojë flokët nga fundi i ndarë dhe nga dëmtimi. Mundohuni t’i thani ato në mënyrë natyrale pa përdorim të mjeteve me nxehtësi.

Përdorimi i mjeteve
Një nga këshillat kryesore për kujdesin ndaj flokëve ka të bëjë me përdorimin e mjeteve me nxehtësi të lartë. Kjo do të shkaktojë një dëmtim të flokëve, kështu që mundohuni në pranverë të mos i përdorni ato aq shumë. Edhe flokët kanë nevojë për pushim dhe rifreskim.

Lëkura
Nëse keni një lëkurë që ka tendenca për shfaqjen e akneve, kjo është koha e duhur që ju ta ashpërson i regjimin e pastrimit të saj. Përdorni ato produkte që keni përdorur edhe më parë dhe pastroni lëkurën çdo natë para gjumit.

Mbrojtja nga dielli
Kjo është stina kur fillon ngritja e temperaturave, dhe pas dimrit ekspozimi ndaj diellit mund të sjellë pasoja për lëkurën. Prandaj, preferohet që të përdorni kremin mbrojtës me SPF të lartë, në mënyrë që të mos keni skuqje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version