Telegrafi

Mënyra më e mirë për të përdorur kremin anti-rrudhë për sytë

Sigurisht me sapunin që i përshtatet lëkurës tuaj. Pasi të keni mbaruar këtë proces i lyeni me një krem hidratues nga mosha 25-33 dhe për gratë nga kjo moshë e më lart antirrudhë. Në mëngjes mos harroni asnjëherë të aplikoni kremin trajtues. Sigurisht lyerja duhet të bëhet nga jashtë brenda syve në formë rrethore.

Shumë kujdes duhet pasur pasi kremi përreth syve nuk mund të jetë gjithmonë i njëjtë me atë të fytyrës, pasi kjo zonë është më delikate se fytyra. Kremi duhet të bëhet një aleat i vërtetë i bukurisë tuaj. Mos harroni asnjëherë ta aplikoni çdo mëngjes, pasi shikimi juaj do të jetë më i freskët dhe shenjat e rrudhave nuk do të jenë të dukshme, nëse më pas përdorni edhe korrektor atëherë do të jetë akoma më mirë.

Këshilla më e re për femrat, asnjëherë të mos mungojë në çantën tuaj ky krem dhe ta përdorni shpesh gjatë ditës me diferencë kohore, si të ishte një krem hidratues për duart. /Telegrafi/