Site icon Telegrafi

Mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë e rritjes së vëllimit dhe teksturës së flokëve pa aparat dhe stilizim

Në videon në vijim shikoni gjithë procedurën

Në instagramin e grimueses dhe floktares Emme Chen kemi gjetur një truk si të krijoni atë teksturë të mrekullueshme të flokëve të shprishur.

Edhe pse rritja e flokëve më së shpeshti i përshkruhet gjenetikës, nuk do të thotë që nuk mund të përshpejtoni rritjen e tyre.

Emma shpjegon që të mos shtoni shumë produkte për shkëlqim dhe forcim të flokëve në mënyrë që të mos e teproni, transmeton Telegrafi.

“Përdorimi i shumë produkteve ndonjëherë mund të jetë po ashtu keq si kur të mos përdorni asnjë produkt. Flokët bëhen të rëndë dhe shumë të ngurtë”, thotë ajo.

“Rrahja me gishta” e fijeve nga lart me një produkt për teksturë do të shtojë volumin dhe dimensionin dhe do t’ju bëjë të dukeni pa u lodhur elegante.

Kjo teknikë bëhet në balluket e përparme të flokëve që kornizojnë fytyrën si dhe ato të jashtme që dalin më shumë në plan të parë.

Pjesa me e mire? Ju nuk keni nevojë të jeni para pasqyrës me të gjitha mjetet tuaja të stilimit. Ky është një truk që mund ta përdorni kudo, në çdo kohë për të freskuar flokët tuaj.

/Telegrafi/

Exit mobile version