Telegrafi

Mënyra e shëndetshme jetësore ruan zemrën

Hulumtimet kanë treguar se shprehitë e ndryshme jetësore që trashëgohen në familje kanë efekt të gjatë në rrezikun e mëvonshëm për rastet e vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.

Rastet e vdekjes të shkaktuara në këtë mënyrë ndikojnë në 29 për qind të vdekshmërive globale në botë.

Me përvetësimin e disa shprehive të shëndosha jetësore në familje, mund të jetohet më gjatë dhe shëndetshëm- kanë pohuar kardiologët, të cilët kanë kërkuar që të hiqet dorë nga konsumimi i duhanit, të konsumohen ushqime të shëndetshme, të kufizohet koha e qëndrimit para televizorit deri në maksimalisht dy orë në ditë dhe të organizohen aktivitete në natyrë (duke përfshirë ecjen dhe vozitjen me biçikletë).

Mjekët, po ashtu, kanë kërkuar edhe kontrollimin e katër parametrave individuale, si shtypja e gjakut, niveli i kolesterolit, sheqeri në gjak dhe indeksi i masës trupore. /Telegrafi/