Telegrafi

Mënyra e rrezikshme e transportimit të dollapit sipër veturës (Foto)

Policia në Norfolk të Anglisë, e ka ndaluar një veturë, sipër të cilës ishte vendosur një dollap masiv.

Shoferi i pamend, e kishte mbështjellë dhe siguruar orendinë nga druri, vetëm me një shtresë najloni, që ka zbrazëtira të mbushura me ajër, transmeton Telegrafi.

Në çdo moment, dollapi ka mundur të shkëputet dhe të bie nga kulmi i veturës së kuqe, duke rrezikuar jetën e personave që ndodhen në afërsi.

“Vetëm një shtresë najloni, nuk është e mjaftueshme për të mbajtur ngarkesën” ka shkruar në postimin të Twitter, polici Shris Harris që e ka bërë këtë ndalesën.

Më pas, fotografia është shpërndarë disa herë, si shenjë paralajmërimi që të mos bëhen këso bartje amatore, që rrezikojnë shëndetin, jetën dhe bëjnë dëme materiale. /Telegrafi/