Në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shihet se si nxënësve, para se të hyjnë në një shkollë të Prizrenit, iu matet temperatura, si masë preventive ndaj Covid-19.
Në video shihet një person në hyrje të shkollës teksa pret nxënësit që t’ua mat temperaturën me aparatin digjital. Ndërsa mënyra se si ai e bën ai këtë është e pazakonshme, sepse aparati vihet mbi kokat e nxënësve që hyjnë me shpejtësi në shkollë. Pra gjithçka është formale, kurse efekti i matjes së temperaturës është zero.
Video ka marrë shumë komente në rrjetet sociale.
Ndryshe rritja e rasteve me COVID-19 po vazhdon në Kosovë, ku vetëm në 24-orët e fundit në janë konfirmuar 709 raste të reja.
Ndërkaq, Ministria e Arsimit së bashku me Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës kanë propozuar që java e ardhshme të jetë pushim për institucionet arsimore para universitarë (Shkollat fillore, e mesme e ultë dhe e mesme e lartë), ndërsa vendimin final do ta marrë Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/