Site icon Telegrafi

Mënyra më e mirë për të aplikuar konturat, sipas influenceres së njohur në TikTok

Të gjitha ne përdorim teknika të ndryshme për aplikimin e makeupit, për t’i dhënë vetes një transformim që ritheksojnë edhe më shumë veçoritë tona të fytyrës.

Një rol të rëndësishëm luajnë po ashtu edhe konturat.

Ato ndihmojnë që veçoritë e mira të ritheksohen derisa ndihmojnë që “defektet” të fshihen e të mos vihen në pah.

Por mënyra se si ne i aplikojmë ato ka po ashtu rëndësi.

@alexxandra.makeup how to contour ❌ vs ✅ • #makeup #makeuptutorial #howtocontour #contour #makeuphacks #viralmakeup #makeuptransformation @Charlotte Tilbury ♬ original sound – tarte cosmetics

Një influencere e njohur në TikTok, ka ndarë tani teknikën e duhur për aplikimin e konturës.

Përmes një produkti të lëngshëm ajo na tregon se si të bëjmë vijat e fytyrës.

Ajo sugjeron një aplikim më rrethor dhe jo të drejtë e të thukët, kjo vlen për pjesën e mollëzave. Derisa tek balli ajo sugjeron ta aplikoni në formë të pikave.

Gjithashtu shkrirja e produktit duhet të bëhet duke e pompuar brushën dhe jo duke tërhequr zvarrë produktin.

Exit mobile version