Site icon Telegrafi

Mënyra e martesës së Ariana Grande vërteton se dasmat intime janë trendi kryesor i këtij viti

Ariana Grande është një grua e martuar. Këngëtarja kurorëzoi lidhjen me të dashurin e saj Dalton Gomez gjatë fundjavës së kaluar, me përfaqësuesin e saj që konfirmonte: “Ata u martuan. Ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 njerëz. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”.

Ndërsa, dje (e enjte) ylli postoi fotografi nga ngjarja dhe duket kaq magjike. Ariana dukej absolutisht mahnitëse me një fustan të bardhë me shpinë të hapur dhe vello plotësuese.

Grande nuk është e vetmja e famshme që ka zgjedhur një dasmë intime këtë vit. Aubrey Plaza na shokoi të gjithëve kur ajo tregoi që ajo u martua me të dashurin e saj Jeff Baena ndërsa Kristen Wiig gjithashtu zbuloi se ishte kurorëzuar në hestje me Avi Rothman në fillim të këtij viti.

Lexo po ashtu Fustani i nusërisë së Ariana Grandes u frymëzua nga Audrey Hepburn

“Lajmi se Ariana Grande ishte martuar me pak të ftuar nuk është aspak i papritur. Shumë të famshëm dhe madje mbretërorë, të tillë si Princesha Beatrice, po i shmangen dasmës tipike të madhe, duke zgjedhur një ngjarje elegante dhe me shije”, thotë Hamish Shephard, themelues dhe shef ekzekutiv i aplikacionit për planifikimin e dasmës Bridebook.

“Pavarësisht nëse është për shkak të nevojës, apo thjesht preferencë personale, më shumë njerëz të famshëm duket se po largohen nga dasmat e cirkut mediatik dhe po shkojnë në rrugën më private dhe intime”.

Pra, mund të thuhet: dasmat intime janë një nga trendet më të mëdha të dasmave të vitit 2021.

Ndërsa arsyeja për këtë është e qartë, Charlotte O’Shea themeluesja e Rock My Wedding thotë se dasmat intime ‘po bëhen shpejt një mundësi e dëshirueshme’.

“Një buxhet i çifteve mund të shkojë shumë më tej – ka 30 mysafirë në vend të 130 dhe çiftet po e kuptojnë se ata mund të ftojnë mysafirët me të cilët kanë vërtet marrëdhënie më të ngushta dhe jo të kursejnë në buxhetin e tyre të përgjithshëm, por të shpenzojnë më shumë për ushqim, pije dhe argëtim për pjesëtarët e familjes dhe miqtë te veçantë në vend që të shpërndajë kostot në qindra njerëz shtesë”, shpjegon Charlotte.

“Lista e mysafirëve dhe politika e planit të ulëseve janë dukshëm më pak sfiduese – dhe çiftet mund të shpenzojnë më shumë për atë që është në të vërtetë e rëndësishme”. /Telegrafi/

Exit mobile version