Telegrafi

Mënyra e duhur për dezinfektimin e sfungjerit të enëve që do të largoj të gjitha bakteret

Pastrimi i një grumbulli enësh të pista mund të jetë një detyrë e këndshme ndonjëherë.

Por, përpara se të filloni të pastroni, duhet të siguroheni që sfungjeri i enëve që po përdorni është në gjendje të mirë.

Një video vuri në dukje se sfungjerët tanë shpesh mbushen me baktere pas përdorimit të përsëritur, por ka një mënyrë për t’i dezinfektuar ato që do të sigurojë pastërtinë.

CNN Underscored është një llogari që poston rishikime të produkteve, këshilla pastrimi dhe hile të jetës.

Në videon e tyre, me mbishkrimin “Kjo është shenja juaj për të pastruar sfungjerin tuaj”, ata pohuan se gjithçka që duhet të bëni është të lagni sfungjerin tuaj, ta vendosni në një pjatë të pastër dhe ta ngrohni në mikrovalë për një deri në dy minuta.

@cnnunderscored

This is YOUR SIGN to clean your sponge! 🧽 #cleantok #cleaningtiktok #cleaninghacks #spongecleaning #sponge #gross

♬ –

Një opsion i dytë, ju gjithashtu mund ta vendosni sfungjerin në pjatalarëse në ‘operacionin’ e thatë të nxehtë. Nxehtësia do të vrasë bakteret. /Telegrafi/