Telegrafi

Mënyra brutale e ndarjes nga e dashura

Brenda buqetës me lule, Ally e ka lënë një shënim, ku tregon se dëshiron të ndahet.

E dashura e tij fillimisht është gëzuar me lulet, por me të parë shënimin, gjendja emocionale ka ndryshuar, transmeton Telegrafi.

“Nuk jemi të bërë për njëri-tjetrin dhe ti kurrë, nuk do bëhesh e imja. Ti je shumë kërkuese dhe uroj që dikush do të të dojë për këtë. Mos provo të më shkruash, sepse e kam bllokuar numrin tënd”, thuhet mes tjera në letër, ku ajo quhet me një emër të ndytë.

Nuk bëhet e ditur, se cili ka qenë motivi kryesor, që Ally e ka lënë të dashurën. /Telegrafi/