Site icon Telegrafi

Menxhiqi, sportist i vitit në Vushtrri

Ndërkaq klubi më i suksesshëm pa kurrfarë dyshimi është shpallur klubi i fubollit Llamkos Kosova që është edhe kampion vjeshtor në superligën e Kosovës. Për suksesin e madh që arritën sportistët vushtrrias në të gjitha garat në vitin që lamë pas, kryetari i komunës Bajram Mulaku ka përgëzuar të gjithë sportistët.

Ai ka thënë se me sukseset e tyre sportistët vushtrrias janë bërë tashmë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Vushtrrisë si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në mesin e dhjetë sportistëve më të dalluar të vitit 2013 janë edhe: Albulena Kelmendi KH”Kosova” F, Zaha Parduzi KV”Kosova” F, Enver Konushefci KBOX “Kosova”, Bahri Kera KF ”Kosova”, Valdrin Rashica KF ”Kosova”, Behije Gerguri KV ”Kosova” F, Flamur Sadiku “KH”Kosova” M, Gresa Basholli KH ” Samadrexha” Dardan Maloku KH ”Samadrexha”.

Trajneri më i mirë është shpallur Lutfi Menxhiqi, punëtori sportiv më i mirë u shpall Emin Selaci, pedagogë sportivë më të mirë Mensur Abazi e Idriz Ferizi, si dhe janë shpallur 12 shpresat më të mira të sportit vushtrrias. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version