Telegrafi

Mentor Zhdrella, goditja e madhe e Dukagjinit në afatin kalimtar dimëror

Njëri prej lojtarëve më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella do ta vazhdojë karrierën te Dukagjini.

Telegrafi mëson se mesfushori ka arritur marrëveshje me klubin dhe ka dy ditë që po stërvit nën urdhëratë e Armend Dallkut.

Zhdrella që ka bërë karrierë në klube si Hysi, Prishtina, Drita, Feronikeli dhe Llapi dhe të jetë një ndihmë e madhe për Dukagjinin në stinorin pranveror.

Ai do t’i bashkohet emrave si Ahmed Januzi, Bujar Shabani e Jean Carioca për të kthyer Dukagjinin në arrë të fortë në Superligë, shkruan Telegrafi.

Zhdrella është zgjedhur më së shumti herë lojtari më i mirë në Kosovë, ndërsa ka fituar çdo gjë në futbollin e Kosovës.

Ai edhe përkundër ofertave, nuk ka luajtur jashtë Kosovës. /Telegrafi/