Site icon Telegrafi

Mentor Rashiti gjysmëfinalisti radhës i Detektivit

Storje të vështira dhe diskutime shumë të gjata po zhvillohen në emisionin “Detektivi” në RTV Dukagjini.

Tashmë kur po zhvillohen fazat e çerekfinaleve, gara po bëhet edhe më e vështirë për kandidatët por më interesante për audiencën.

Të hënën u zhvillua çerekfinalja e tretë ku mes tyre përballen njohuritë Mentor Rashiti, Valon Ajeti dhe kandidati nga Maqedonia Belkis Latifi.

Pas një gare të fortë më i shpejti në përgjigjen finale u tregua Mentor Rashiti i cili edhe mori biletën për në gjysmë finale.

Në gjysmëfinale do të kalojnë edhe tre kandidatë tjerë, për të kompletuar gjysmëfinalen prej gjashtë kandidatëve.

Në kuizin “Detektivi” fatin dhe njohuritë i kanë provuar të gjitha moshat, profesionet dhe gjinitë.

Ai që ka më shumë njohuri kalon në fazën tjetër dhe është më afër çmimit të madh, vetures ‘Renault Clio’.

Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15. /Telegrafi/

Exit mobile version