Telegrafi

Mentor Mazrekaj thyen rregullat e Partizanit

Mentor Mazrekajt i janë ndaluar shumë të drejta në skuadrën e Partizanit.

Por, mesfushori kosovar vazhdon të thyejë rregullat e skuadrës tiranase.

Ai është parë teksa konsumon birrë, e cila është e ndaluar për futbollistët.

Në një fotografi të publikuar prej vet lojtarit në llogarinë personale në Instagram, mesfushori i të kuqve shihet nën shoqërinë e një mikut, ku qartazi duken dhe gotat me birrë.