Telegrafi

Mentor Mazrekaj shkëlqen te Laçi, shënon dy gola të bukur për skuadrën e tij kundër Partizanit

Mentor Mazrekaj ka filluar ta gjejë vetën sërish në futbollin shqiptar, pasi sulmuesi i krahut është kthyer edhe te golat. 

Ish-ylli i Prishtinës dhe Partizanit gjeti golin pas një kohe të gjatë, pasi këtë herë ai realizoi dy super gola nga largësia për Laçin.

Prishtinasi ishte në fushë nga minuta e parë, kundër ish-skuadrës së tij, Partizanit, ku me golat e tij skuadra fitoi 3-2.

Anësori realizoi në minutat 51′ dhe 68′ për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Goli i parë i Laçit po ashtu është realizuar nga një “ish” tjetër i Superligës, Van-Dave Harmon.

Pas ndeshjes ai u shfaq i lumtur për golat, duke thënë se futbolli këtë gjë e ka.

“Ishte një ndjesi që nuk di si ta them. Kam kaluar vitet ,më të lumtura te Partizani, por kështu e ka futbolli, duhet të bëj maksimumin. Rikthimi në Superiore nuk ka qenë në dorën time. Nuk kam pasur oferta, sapo erdhi oferta e Laçit pranova”.

“Kam shumë besim te ky grup. Ky është grupi më i kompletuar nga të gjitha ekipet e Superiores. Ekipet e tjera nuk kanë shumë alternative. Këtu ka shumë alternative. Nëse ekipeve të tjera i mungojnë lojtarët kanë problem, ndërsa ne jo”, ka thënë Mazrekaj. /Telegrafi/