Telegrafi

Mentor Mazrekaj nënshkruan për Ferizajn

Mentor Mazrekaj nuk është më futbollist i lirë.

Sulmuesi anësor ka arritur marrëveshje me klubin e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Ferizaj.

Lajmi është konfirmuar nga burime të Telegrafit të afërta me klubin bardh e kaltër.

Mazrekaj ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij edicioni me klubin e famshëm kosovar.

Sulmuesi anësor ishte futbollist i lirë pasi kishte shkëputur kontratën e tij me Prishtinën.

Kësisoj Mazrekaj është ribashkuar me trajnerin Afrim Tovërlani ku të dy kishin kohë të arta me Prishtinën.

Lajmin për Mazrekaj, Ferizaj pritet ta zyrtarizoj gjatë orëve të ardhshme. /Telegrafi/