Telegrafi

Mentor Haziri shpallet “Artisti i vitit” nga qyteti i Ferizajt

Foto: Mentor Haziri/Instagram

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri, është vlerësuar me çmimin “Artisti i vitit” në Komunën e Ferizajt.

Përkatësisht, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga kjo komunë i ka dhuruar artistit Mentor Haziri, çmimin nga komisioni vlerësues si “Artisti i vitit”.

Mentor është me prejardhje nga Ferizaj. Ai është lindur dhe rritur në këtë qytet dhe vazhdon të jetojë po në Ferizaj.

Foto: Mentor Haziri/Instagram

Çmimi i është ndarë në nder të kontributit të tij artistik ndër vite, e posaçërisht këtë vit, në të cilin ishte mjaft aktiv në muzikë, përkundër pandemisë.

I lumtur për vlerësimin që iu bë nga qyteti i tij, ai publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga momenti i pranimit të çmimit.

Foto: Mentor Haziri/Instagram

“Artisti i vitit”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa pranoi urime të shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente. /Telegrafi/