Telegrafi

Mentor Haziri publikon këngën të cilën nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së

Mentor Haziri (Foto: YouTube)

Ditën e së martës u bë zyrtare lista e 20 pjesëmarrësve për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar.

Mes emrave që munguan në këtë kompeticion muzikor ka qenë edhe artisti i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri.

Ky i fundit ka ngelur i shokuar nga përzgjedhja që iu bë duke bërë menjëherë një reagim në rrjete sociale.

Mentor Haziri (Foto: YouTube)

Në shkrimin e publikuar në Instagram, këngëtari tregoi se sa i zhgënjyer ishte dhe se e akuzoi për korrupsion e mos-transparencë.

Përkundër gjithë kësaj, Haziri ditën e sotme (e enjte) ka publikuar këngën të cilën nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së.

Lexo po ashtu Mentor Haziri me akuza ndaj Festivalit të RTSh-së pasi nuk iu pranua kënga: Nuk i duan shqiptarët e Kosovës, sepse i frikohen konkurrencës

Projekti, i titulluar “Qëndro”, tashmë gjendet i kompletuar edhe me videoklip në platformën YouTube.

Mentor Haziri (Foto: YouTube)

“Kjo është kënga që nuk u pranua në festivalin e RTSh-së, vlerësojeni vet. ‘Link’-u në storie dhe biografi”, ka shkruar ai.

Teksti dhe muzika u realizua nga vet këngëtari, kurse për producimin u përkujdes Dave MCCune.

Masterizimi i është besuar Pete Maher (U2, The Killers, Katy Perry, Rolling Stones).

Më poshtë, ndiqni të plotë këngën:

/Telegrafi/