Telegrafi

Mentor Haziri për herë të parë në “Kënga Magjike” (Foto)

Këngëtari i njohur i muzikës rock, Mentor Haziri, ka pak ditë që publikoi këngën e tij më të re me titullin “Zemër e vrarë”.

Kënga dhe klipi i ri u pritën mirë nga publiku, gjersa në vetëm pak javë, këngëtari duket se ka gati projektin e tij të radhës.

Telegrafi mëson se këtë javë, këngëtari Haziri do të bëjë paraqitjetn e tij të parë në festivalin prestigjoz “Kënga Magjike 2017”.

I shquar për baladat e tij të të suksesshme, Mentori ka vendosur që sprovojë veten sërish me këtë zhanër.

Pas suksesit me këngën “Zemër e vrarë”, Mentor Haziri do të sjell këngën e tij të re, duke sprovuar veten në garën më të madhe të muzikës në vendm, “Kënga Magjike 2017”

Kënga e tij e re është e zhanrit baladë, muzikën e saj e ka realizuar Gent Myftaraj, ndërsa tekstin e e ka shkruar vet këngëtari.

Kënga pritet të jetë një sukses i radhës, siç rëndom janë cilësuar projektet e mëparshme të tij. /Telegrafi/