Këngëtarit kosovar Mentor Hazirit, si duket nuk po i pëlqejnë edhe aq shumë interpetimet e artistëve tanë. Ai madje ka bërë një krahasim ndërmjet tyre dhe këngëtarëve të rrugës.
Në Instagram Mentori ka publikuar një video ku shihen këngëtarët e rrugës duke kënduar.
“Cdo kengetar i rruges ne #picadilly po knon ma mire krejt “vipat” te na…edhe ato pa CD0ja, Live”, ka shkruar Mentori.
Kujtojmë se Mentori ishte solist i grupit “Kthjellu”, dhe tani po vazhdon karrierën e tij vetëm. Kënga e fundit të cilën ai e ka publikuar është “Kujtoje”.