Një ndër artistët e fundit që ka marrë vaksinën kundër coronavirusit është edhe Mentor Haziri.
Këngëtari shqiptar ka ndarë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit njofton se është vaksinuar ndaj coronavirusit.
Ai po ashtu ka ironizuar me përshkrimin e bërë rreth teorisë mbi vaksinat ku ka shkruar, “Çipi u instalua”.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme duke bërë shaka edhe për shkrimin.
Krahas Mentorit, vaksinën deri më tani e kanë marrë edhe: MC Beka, Yllka Kuqi, Mozzik e Loredana, Robert Berisha, Era Istrefi etj.
Theksojmë që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.
Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/