Telegrafi

Mentor Haziri i këndon “zemrës së vrarë” (Video)

Mentor Haziri ka sjell projektin e ri muzikor.

“Zemër e vrarë”, titullohet kënga më e re këngëtarit, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Lexo po ashtu Mentor Haziri dhe një "Zemër e vrarë", këngëtari flet rreth projektit të ri dhe angazhimeve në muzikë (Foto)

Ky i fundit është realizuar në studion e kompozitorit Gent Mytaraj në Tiranë ndërsa është punuar para dy vjetëve.

Ai për Telegrafin ka shpalosur tematikën e këngës, e cila që nga titulli na asocion në dashuri.

“Unë në fakt kam realizuar muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, e cila trajton temën e dashurisë. I këndoj një dashurie, që sa herë e këndoj këngën, më del para pamja e saj”, tha thënë Haziri.

Klipi është realizuar nga produksioni PinkMoon Creative.

Theksojmë se këngëtari nuk ka dalë nga stili i tij unik, teksa ky do jetë një klip që do të promovojë mjaft mirë një pjesë urbane të Prishtinës. /Telegrafi/