Mentor Haziri ka sjell projektin e ri muzikor.
“Zemër e vrarë”, titullohet kënga më e re këngëtarit, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Ky i fundit është realizuar në studion e kompozitorit Gent Mytaraj në Tiranë ndërsa është punuar para dy vjetëve.
Ai për Telegrafin ka shpalosur tematikën e këngës, e cila që nga titulli na asocion në dashuri.
“Unë në fakt kam realizuar muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, e cila trajton temën e dashurisë. I këndoj një dashurie, që sa herë e këndoj këngën, më del para pamja e saj”, tha thënë Haziri.
Klipi është realizuar nga produksioni PinkMoon Creative.
Theksojmë se këngëtari nuk ka dalë nga stili i tij unik, teksa ky do jetë një klip që do të promovojë mjaft mirë një pjesë urbane të Prishtinës. /Telegrafi/