Telegrafi

Mention, aplikacioni më i ri i Facebook për iPhone

Pas aplikacioneve mobile sikurse Paper dhe Slingshot, Facebook sot e ka prezantuar edhe një aplikacion të ri mobil për platformën e Apple, iOS, të cilin e ka quajtur Mention, dhe të cilin ia ka kushtuar njerëzve të famshëm dhe fytyrave publike.

Aplikacioni i krijuar nga Facebook Creative Labs, është dizajnuar për ti ndihmuar aktorëve, sportistëve dhe personave tjerë publik me ndikim që të kontribuojnë dhe të ndërveprojnë më shumë në platformën e saj.

Edhe pse aplikacioni i ri i Facebook duket i ngjashëm në strukturë, me listën vertikale të njoftimeve dhe butonin e navigimit në fund, duket se Facebook ka menduar të ofrojë një përvojë të re të përdoruesve në iPhone.

Mention posedon butonin për shpërndarjen e fotografive, videove dhe statuseve, si dhe opsionin për pyetje dhe përgjigje, ndërsa ua mundëson njerëzve të famshëm të lexojnë komentet e fansave të tyre, dhe ti bashkëngjiten bisedës./Telegrafi/