Telegrafi

Menopauza e hershme shton rrezikun për sulm në tru dhe zemër

Hulumtuesit e universitetit Alabama kanë përcjellë shëndetin e 2.509 femrave, me prejardhje të ndryshme etnike dhe me këtë rast kanë konstatuar se 28 për qind e tyre përmes menopauzës kishin kaluar para moshës 46- vjeçe. Shkencëtarët këtë rrezik e
kanë shpjeguar me ndikimin e zvogëlimit të pranisë së hormoneve të estrogjenit.

Shkencëtarët paralajmërojnë femrat që më herët hyjnë në menopauzë se rrezikohen nga aneurizmat e trurit. Aneurizmat janë zgjerime anormale të venave të gjakut pëlcitja e të cilave mund të shkaktojë pasoja të rënda. Sipas rezultateve të botuara nga “Journal of Neurolnterventional Surgery” në menopauzë para moshës 40 kishin hyrë 26 për qind e femrave, në krahasim me 19 për qind që nuk vuanin nga aneurizma. /Telegrafi/