Telegrafi

“A menon mo për mu” video e tekstualizuar nga Estto

Estto e ka sjellë baladën e re, në një video të tekstualizuar.

Me melodi dhe tekst nga vet këngëtari, “A mënon mo për mu” është një këngë e këndshme dashurie për verë.

“Inat”, “Nuk kam faj” dhe “Asaj” në bashkëpunim me Dj Aldo, janë tri këngët e fundit që i ka sjellë Estto gjatë këtyre muajve.

Esto (Foto: Esto/Facebook)

Për dallim prej këtyre video-klipeve, projekti fundit vjen me tekst dhe e shfaqë saktësisht secilin varg.

Artisti i ri nga Peja është mjaft i përkushtuar në prurjet e reja në muzikë, dhe zhvillimin e karrierës.

Ditëve në vijim, këngëtari pejan të sjellë një bashkëpunim të ri, me një këngëtar të popullarizuar. /Telegrafi/