Telegrafi

Menjëherë pas njohjes, Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Barbadosin

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Barbadosin.

Në fotografitë e publikuara nga Pacolli shihet që përfaqësuese e Kosovës në këtë marrëveshje ishte konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju informoj se sot në ndërtesën e Konsullatës së Kosovës në New York kemi nënshkruar Komunikatën e Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Barbadosit”, ka shkruar Sahatqija.

Barbados, që e njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka nënshkruar në New York vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./Telegrafi/