Poezi nga: Jacques Prevert
Përktheu: Maksim Rakipaj
Hodhi kafen
Në filxhanin e kafes
Shtoi qumësht në atë filxhan
Hodhi sheqerin
Në kafen me qumësht
Me lugën e vogël
E përzjeu
E piu kafen me qumësht
Pa më folur
Ndezi cigaren
Bëri rrathë
Me tymin
Shkundi hirin
Në taketuke
Pa më folur
Pa më vështruar
U ngrit
Vuri
Kapelen në kokë
Veshi mushamanë
Se binte shi
Dhe doli
Nëpër shi
Pa një fjalë
Pa një vështrim
Dhe unë kapa
Kokën mes duarve
Dhe qava.