Rudina Dembacaj, moderatorja e “Mos i fol shoferit” ka humbur një njeri të afërt.
Mëngjesin e sotëm, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka lajmëruar se është ndarë nga jeta kushëriri i saj. Humbja e tij e parakohshme i ka shkaktuar një dhimbje të madhe gjithë familjes.
Në postimin e saj Rudina shprehet se Ali Dembacaj për të nuk ishte thjesht i afërm, por një nga miqtë e saj më të mirë, vëllai i saj.
“Me shpirtin e copëtuar lajmëroj humbjen shumë të parakohshme të djalit të xhaxhait, vëllait dhe shokut tim Ali Dembacaj! Pusho në paqe dritë! Të dua shumë!”,- shkruan Rudina. /Blitz/Telegrafi/