Pohimet se shujta e mëngjesit është më e rëndësishmja e ditës kanë shumë pak mbështetje shkencore, sugjeron një studim.
Nutricistët dhe ekspertët shëndetësorë për një kohë të gjatë kanë promovuar përfitimet e ngrënies së mëngjesit, duke e vlerësuar këtë shujtë si përmirësuese të niveleve të energjisë, transmeton Telegrafi.
Por, ideja se shmangia e kësaj shujte bën që ju të hani më shumë se ç’duhet më vonë, nuk është edhe aq e vërtetë.
Dr. James Betts, nutricist, thotë se ‘përfitimet’ e të ngrënit herët ende nuk janë shqyrtuar siç duhet.
Sipas tij, studimet e kryera deri tani nuk janë testuar asnjëherë dhe, rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se është komplet e vërtetë.
Prandaj, ai kishte vendosur të bëjë një studim të vetin, ku kishte zbuluar se shmangia e shujtës së mëngjesit nuk ndikon në nivelet e dhjamit në trup, e as nuk ndikon që njerëzt të shtojnë më shumë kile.
Sidoqoftë, studimi ka treguar se njerëzit të cilët kishin ngrënë shujtën e mëngjesit kishin djegur ekstra kalori. /Telegrafi/