Site icon Telegrafi

Mëngjeset vendosin për karakterin e njeriut

Nga: Milan Kundera (pjesë nga Valsi i lamtumirës)

Në këtë vend njerëzit nuk e respektojnë mëngjesin. Zgjohen dhunshëm nga zilja e orës që ua pret gjumin si me një të rënë sëpate dhe lëshohen menjëherë me një ngut të kobshëm.

A mund të më thoni se si mund të jetë më pas një dite që fillon me këtë akt dhune?

Ç’do të ndodhë me këta njerëz të cilëve çdo ditë zilja u jep një goditje të vogël elektrike? Mësohen çdo ditë me dhunën dhe harrojnë ditë pas dite kënaqësinë. Janë pikërisht mëngjeset, më besoni që vendosin për karakterin e njeriut.

 

Exit mobile version