Site icon Telegrafi

Mëngjes i ëmbël i Afërdita Dreshajt

Afërdita Dreshaj këtë muaj kurorëzon dashurinë e saj me martesë, me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Ata do të organizojnë një dasmë madhështore në SHBA, ndërsa vetëm pak ditë i ndajnë nga dita e tyre e madhe.

Këngëtarja dhe modelja javë më parë ka qëndruar në Las Vegas me disa mikesha me rastin e ditëve të beqarisë.

Pas saj dyshja ka intensifikuar përgatitjet për dasmën gjersa herë pas here po sjellin imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Çifti së fundi shihet në një pozë sensuale teksa i dashuri e mban për beli dhe e puth në kraharor bukuroshen tonë.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj dhe i fejuari realizojnë një set të veçantë fotografik para dasmës

Bukuroshja shqiptare duket shumë e bukur gjersa kishte të veshur vetëm një këmishë të bardhë.

Ndryshe, dyshja do të martohet gjatë muajit të ardhshëm dhe kanë ftuar shumë miq. /Telegrafi/

Exit mobile version