Debutimi i Jeremy Menez te Bordeaux do të mbahet mend për një jetë të tërë nga të gjithë, posaçërisht nga lojtari.
Ylli francez ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në vesh, ku pas një ndërhyrje nga kundërshtari ka humbur një pjesë të veshit.
E gjitha kjo ndodhi në miqësoren para-sezonale ndaj Lorientit dhe kështu ish-ylli i Milanit dhe PSG-së, u detyrua menjëherë të lë fushën për t’u operuar.
Lojtari mund të humbet ndeshjen e parë të sezonit 2016/17. /Telegrafi/