Telegrafi

Menezes – trajneri i ri i Brazilit

48 vjeçari është i mirënjohur në rrethet e gjera të futbollit brazilian, pasi ndihmoi shumë ekipe të dalin nga kriza. Ai falënderoi ish-klubin e tij Corinthians për tri vitet e mrekullueshme. Menezes e konfirmoi se do ta drejtojë Brazili vetëm një ditë pasi Muricy Ramalho refuzoi ofertën për shkak të telasheve me presidentin e Fluminenses.

“Për tërë Brazilin, them se unë edhe zyrtarisht pranoj ftesën. Unë i jam falënderues Corinthians për tri vitet e mrekullueshme”, theksoi Menezes që do të ketë punë të vështirë në vitet në vijim, për ta nxjerrë nga kriza kombëtaren braziliane pas dështimit në Botërorin, Afrika e Jugut 2010. /Telegrafi/