Telegrafi

Mendy i shtohet listës së lojtarëve të lënduar te Real Madridi

Ferland Mendy do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj pas një dëmtimi në kofshë, duke iu shtuar Real Madridit edhe një lojtar i lënduar.

Goditja e fundit për Los Blancos vjen vetëm pak ditë pasi Marco Asensio pësoi një dëmtim të rëndë i cili do ta mbajë jashtë fushave për nëntë muaj.

Edhe Brahim Diaz, do ta të humbasë pjesën tjetër të përgatitjet verore me klubin.

Mendy pësoi një dëmtim të muskujve në pjesën e përparme të kofshës së tij të djathtë, sipas raportit të shkurtër mjekësor të publikuar nga klubi të enjten.

Mbrojtësi francez luajti në barazimin 2-2 ndaj Arsenalit.

Ai do ta humbasë ndeshjen ndaj Atletico Madrid it, si dhe ndeshjet në Audi Cup.

Pa francezin, Marcelo mbetet e vetmja zgjidhje e majtë në dispozicion të Zinedine Zidane. /Telegrafi/