Benjamin Mendy u ndoq nga dy pjesëtarë të sigurimit të stadiumit pasi vrapoi në fushë për të festuar fitoren e Manchester Cityt ndaj Liverpoolit të enjten mbrëma.
Manchester City ka fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në ndeshjen derbi të javës së 22-të të Ligës Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Aguero (40′) dhe Leroy Sane (72′) për vendasit, ndërsa për Reds shënoi Roberto Firmino (64′).
Kjo fitore ka ngushtuar epërsinë e Reds më Qytetarët në vetëm katër pikë dhe kjo ka bërë të lumtur të gjithë në Etihad.
Njëri nga ta që përjetoi më shumë fitoren ishte mbrojtësi francez i lënduar, Benjamin Mendy.
Mendy i veshur me një xhaketë portokalli të ndezur dhe xhinse të bardha, vrapoi me ngulm drejt bashkëlojtarëve.
Megjithatë, pjesëtarët e sigurimit të stadiumit vrapuan pas tij duke e ndjekur pasi menduan se ishte ndonjë tifozë.
Një video postuar në rrjetin social Twitter tregon se si Mendy vrapon drejt Agueros, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes, me kujdestarët që vrapuan pas tij dhe kjo video po bën gjiron e botës dhe po krijon shumë të qeshura. /Telegrafi/
Mendy found the video of him running on the pitch, pursued by stewards (nicked from his Insta) pic.twitter.com/FyUa6AEdi7
— Sam Lee (@SamLee) January 4, 2019