Site icon Telegrafi

Mendy dhe Panos, portierët më të mirë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy, është zgjedhur nga UEFA si portieri më i mirë për sezonin që lamë pas.

Mendy mbajti portën të paprekur në nëntë nga 12 takimet në Ligën e Kampionëve.

Ai me Chelsea fitoi trofeun, duke mposhtur në finale Manchester Cityn me rezultat 1-0.

Mendy edhe në finale e mbajti portën e paprekur.

Si portierja më e mirë nga Liga e Kampionëve për femra është zgjedhur ajo e Barcelonës, , Sandra Panos./ Telegrafi/

Exit mobile version